
Çezena siguroi matematikisht ngjitjen në Serinë B, teksa një festë legjitime shpërtheu në kampin bardhezi ditën e sotme pas triumfit 1-0 ndaj Peskarës.
Një meritë të madhe në ngjitjen në Serinë B e ka edhe Kristian Shpendi. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 20 gola në këtë sezon, duke udhëhequr aktualisht listën e golashënuesve në kampionat.
Shpendi e pati të vështirë të kontrollonte emocionet pas ndeshjes së sotme, teksa është përlotur nga ky sukses i skuadrës së tij. Teksa po festonte këtë sukses fantastik, talenti shqiptar u tradhtua nga emocionet, teksa nga sytë e tij dolën lot gëzimi.
Lini një Përgjigje