TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2024, 21:14

Momente frike në finalen e femrave, futbollistja e Arsenalit rrëzohet në fushë

Shkruar nga Pamfleti

Momente frike në finalen e femrave, futbollistja e Arsenalit rrëzohet

Frikë në “Molineux Stadium” të Ullverhemptonit. Në kohën shtesë të ndeshjes Arsenal-Çelsi, në finalen e Women League Cup në Angli, futbollistja e “Gooners”, Frida Manum u rrëzua papritur në tokë. 

Ndeshja u ndërpre përkohësisht, me stafet mjekësore të të dy skuadrave që i erdhën në ndihmë 24-vjeçares. Pasi mori oksigjen nëpërmjet një maske, futbollistja norvegjeze u largua nga fusha me barrelë. Klubi i Arsenalit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale qetësoi tifozët. 

Frida është e vetëdijshme, flet dhe është në gjendje stabile. Ajo do të vazhdojë të monitorohet nga afër nga ekipi ynë mjekësor. Ne jemi të gjithë me ty, Frida” – Shkruan klubi me seli në Londër. 

Arsenali  fitoi 1-0 pasi Stina Bllekstenius shënoi në minutën e 116. 

frida manum futbollistja e arsenalit

Lini një Përgjigje