TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Maj 2026, 19:38

Teuta siguroi mbijetesën në Superiore, Bledar Hodo zyrtarizon “sekretin”: Edlir Tetova do të jetë trajneri i ri i durrsakëve

Shkruar nga Pamfleti
Teuta siguroi mbijetesën në Superiore, Bledar Hodo zyrtarizon
edlir tetova

Teuta ka siguruar qëndrimin në Abissnet Superiore pas fitores minimale ndaj Pogradecit në finalen e “play out”, të zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”. Skuadra durrsake shmangu rënien nga kategoria në një sfidë me shumë tension dhe emocione.

Pas ndeshjes, drejtuesi i stolit, Hodo, foli për situatën e vështirë që kaloi ekipi gjatë sezonit, duke kërkuar falje për tifozët dhe ambientin sportiv në Durrës.

Kaluam momente jo të mira, por ia dolëm me sukses. Si lojtar e përjeton ndryshe dhe unë kam pasur të njëjtën ndjenjë për këtë fanelë. Duhet t’u kërkojmë falje tifozëve dhe gjithë ambientit sportiv në Durrës që e sollëm ekipin deri në këtë situatë. I tillë është futbolli”, u shpreh ai për “RTSH”.

Hodo theksoi se e kishte parashikuar një përballje të vështirë dhe se emocionet e kësaj sfide ishin të veçanta, pavarësisht sukseseve të mëparshme me klubin.

Personalisht e prisja një ndeshje të tillë dhe isha i përgatitur. Por emocionet janë shumë të forta. Kemi dalë kampionë, kemi fituar Superkupë dhe Kupë Shqipërie, por kjo ishte krejt tjetër”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Hodo konfirmoi edhe afrimin e Edlir Tetovës në krye të pankinës së Teutës për sezonin e ardhshëm, megjithëse klubi nuk e kishte zyrtarizuar më herët publikisht.

Mirë është të mos e jap unë lajmin, por nga sa di unë, trajneri Tetova do të jetë trajneri i ardhshëm i ekipit tonë. Edhe unë do të jem pjesë e stafit të tij. I urojmë suksese dhe shpresojmë të mos përjetojmë më ditë të tilla”, përfundoi Hodo.

edlir tetova bledar hodo teuta

Lini një Përgjigje