TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Maj 2026, 19:17

Çfarë po ndodh me dyshen?! Ernest Muçi dhe aktorja turke ‘transformojnë’ Trabzonin

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë po ndodh me dyshen?! Ernest Muçi dhe aktorja turke
ava jaman-ernest muçi

Qyteti turk i Trabzonit po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, jo vetëm në Turqi, por edhe përtej saj. Sipas medias turke “61vakit”, dy emra po ndikojnë ndjeshëm në promovimin e qytetit në fusha të ndryshme: futbollisti shqiptar Ernest Muçi dhe aktorja e re Ava Jaman.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, i cili aktivizohet te Trabzonspori, po spikat me paraqitjet e tij në fushë. Forma e mirë, klasi në lojë dhe golat spektakolarë kanë bërë që ai të fitojë vlerësime të shumta nga tifozët dhe mediat sportive në Turqi.

Nga ana tjetër, në fushën e artit dhe kinematografisë, vëmendje ka tërhequr aktorja 20-vjeçare Ava Jaman. Përmes rolit të saj në serialin televiziv “Taşacak Bu Deniz” (“Ky det do të vërshojë”), ajo ka sjellë në ekran pamje dhe skena emocionale të realizuara në rrugët e Trabzonit, duke kontribuar në promovimin kulturor dhe turistik të qytetit.

Sipas mediave turke, Ernest Muçi në sport dhe Ava Jaman në art janë kthyer në figura të rëndësishme që po ndikojnë pozitivisht në imazhin dhe popullaritetin e Trabzonit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vakit61 (@61vakit)

ernest muçi sulmuesi i kombëtares ava jaman aktorja turke trabzonspor

Lini një Përgjigje