TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2024, 21:05

Supersfida Real-Siti në “Santiago Bernabeu”, Aguero vendos shifrën e çmendur në skedinë

Shkruar nga Pamfleti

Supersfida Real-Siti në “Santiago Bernabeu”, Aguero vendos

Serxho Aguero është i bindur se ndeshja e sotme në “Santiago Bernabeu” mes Realit të Madridit dhe Mançester Sitit, do të jetë spektakolare. Dhe për këtë arsye, ai edhe ka vënë bast për këtë.

Argjentinasi ka postuar në rrjetet sociale skedinën që ka vendosur për ndeshjen e sotme, me një shumë marramendëse prej 10 mijë dollarësh. Ai ka vendosur këtë bast për opsionin që do të ketë më shumë se 2 gola në ndeshjen e sotme mes dy ekipeve, që do të thotë se pret të paktën 3 të tillë në duelin e sotëm.

“Një ndeshje si e sotmja meriton gola të shumtë”, shkruante Aguero në komentin e tij në rrjetet sociale që shoqëronte foton e bastit që kishte vendosur, prej të cilit do të përfitonte në total 18900 dollarë.

Ai kishte vendosur një shifër të tillë edhe në finalen e Botërorit të Klubeve mes Mançester Sitit dhe Fluminense, duke zgjedhur opsionin që do të shënoheshin më shumë se 3 gola. Mançester Siti shënoi 4 dhe Aguero përfitoi 20700 dollarë.

serxhio aguero ish-sulmuesi argjentina champions league

Lini një Përgjigje