TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2024, 17:53

Goditi me bërryl kundërshtarin dhe u ndëshkua me të kuq, 5000 euro gjobë dhe 2 ndeshje pezullim për CR7 (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Goditi me bërryl kundërshtarin dhe u ndëshkua me të kuq,

Kristiano Ronaldo nuk shpëton pa u lagur pas goditjes që i dha kundërshtarit me brryl në ndeshjen e Superkupës së Arabisë ndaj Al Hilal.

Sulmuesi portugez u ndëshkua me karton të kuq dhe nuk u ndal me aq, por në nerva e sipër iu kundërvu edhe arbitrit.

Kështu, në Arabi e kanë dënuar 39-vjeçarin me dy ndeshje pezullim, ndërsa e kanë gjobitur edhe me 5.000 euro gjobë.

Sigurisht, kjo është një shifër modeste për një futbollist si CR7 që falë kontratës me Al Nassr, përfiton në vit 200 milionë euro.

Në këtë mënyrë, Ronaldo humbet dy ndeshjet e radhës në kampionat, ato ndaj Al Feiha dhe Al Khalej. Kristiano Ronaldo udhëheq listën e golashënuesve në kampionatin arab me 29 gola, ndërsa ka kontribuar edhe me 10 asistë.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje