
Ish-kampioni i peshëngritjes, Ilir Suli në një rrëfimin në podcastin “M’kujto” në “News 24” ka treguar miqësinë me ish-kryeministrin Fatos Nano si dhe dhuratën që ai i bëri kur Suli u shpall nënkampion bote.
“Fatos Nano më bëri një pritje për t’u pasur shembull, më dhuroi dhe një shtëpi, ishte kryeministër në atë kohë. Kur i vajta në zyrë ai s’më la të flas, por i bëri të gjitha ato që doja. Ishte njeri shumë altruitst”- tha Suli për Fitstation.
Për herë të parë, Suli tregoi për moderatoren Çenkuela Hasa sesi droga kishte ndikuar në jetën e tij dhe karrierën sportive.
“Përdornim ndonjë cigare hashash, por na dëmtonte shumë si nga ana psikologjike, por dhe koha për t’u kthyer sërish. Ne brezi i viteve 90 atëherë ishim 15-16 vjeç dhe u përballëm me fenomenim dhe nuk kishim informacion”, u shpreh ai ndër të tjera.
Lini një Përgjigje