TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Prill 2024, 18:34

Nga Leao te Hernandez e Pulisic, kush janë 'yjet' që do të mbushin arkat e Milanit në merkaton e ardhshme!

Shkruar nga Pamfleti

Nga Leao te Hernandez e Pulisic, kush janë 'yjet' që do

Milani përveç renditjes në vendin e dytë në tabelën e Seria-A, po arrin sukses edhe me vlerën e shumë lojtarëve, të cilët po rriten muaj pas muaji.

Rezultatet e mira në fushë nuk sjellin përfitime vetëm në nivel renditjeje, por edhe për të gjithë sistemin që drejton një klub. Ose edhe në aspektin ekonomik.

Të fitosh do të thotë të shohësh çmimet e lojtarëve të tu të rriten, të cilat bëhen më tërheqëse në sytë e tregut. Por cilat janë rastet më emblematike.

-Yacine Adli, i blerë në verën e vitit 2021 për 10 milionë, ka përfituar një rritje të dukshme këtë vit, duke dyfishuar vlerën e kartonit të tij.

-Theo Hernandez, ka pësuar një rritje e vazhdueshme, vit pas viti, derisa u bë një nga mbrojtësit e majtë më të fortë në botë. Për Theon, Milani i pagoi 20 milionë euro Real Madridit dhe tani vlera e kartonit të tij është mbi 80 milionë euro.

-Raffael Leao, Milani synon të mbajë yllin e saj portugez të cilit i ka vendosur një kaluzolë prej 175 milionë eurosh, ndërkohë që vlera e tij në treg aktualisht llogaritet në mbi 120 milionë euro.

-Loftus-Cheek, pjesërisht mesfushor dhe pjesërisht mesfushor sulmues u ble nga Chelsea për rreth 21 milionë dhe tani mund të vlejë lehtësisht rreth 30 milionë.

-Christian Pulisic, ishte shpërthimi më i madh i merkatos së 2023. Marrë gjithashtu nga një ekip i Chelseat që nuk besonte më tek ai, Milani dhe Pioli e fshinë pluhurin, e lustruan dhe e kthyen në futbollin e nivelit të lartë. Ai u transferua nga Milano në Londër prej 20 milionësh, por tani ‘Kapiten Amerika’ vlen të paktën 35 milionë.

- Tijjani Reijnders, holandezi është një tjetër i ri që ka pësuar rritje në vlerën e kartonit të tij. Krahasuar me 20 milionët e paguara nga kuqezinjtë te Az, ai ka pasur një rritje me të paktën 10 milionë.

-Mike Maignan, i cili pavarësisht disa gabimeve të shumta i ka sjellë disa pikë Milanit edhe këtë vit me pritjet e tij. Vlera e çmimit të Majk është rritur në një kohë të shkurtër. Ai u ble për 15 milionë, tani vlen 70-80 milionë.

 

Lini një Përgjigje