TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Prill 2024, 22:22

Fenerbahçe braktis finalen e Superkupës së Turqisë, skena surreale në ndeshjen e dy rivalëve të mëdhenj (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Fenerbahçe braktis finalen e Superkupës së Turqisë, skena

Finalja e Superkupës së Turqisë përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme. 

Fenerbahçe vendosi të largohej nga fusha në minutën e 3, pasi Mauro Ikardi kishte kaluar në epërsi Gallatasarajin (kishin kaluar saktësisht 49 sekonda). Një epilog surreal për një garë “të mallkuar”. 

Fenerbahçe kishte vendosur të fuste në fushë ekipin U-19, një vendim i marrë në konflikt me Federatën pas incidenteve në Trabzon dhe gjithashtu pas kërkesës së pasuksesshme për ta shtyrë ndeshjen (duke qenë se ishin ende në garë në Ligën e Konferencës) dhe për ta luajtur me një gjyqtar të huaj. 

Gallatasaraji, për ta bërë situatën edhe më tragjikomike, festoi në fushë sikur gjithçka të kishte ndodhur rregullisht. 

Dy rivalët e mëdhenj të kampionatit duhej të përballeshin 29 dhjetorin e kaluar në Riad, por ndeshja nuk u luajt për shkak të një incidenti diplomatik mes Turqisë dhe vendit që duhej të organizonte eventin. 

fenerbahçe gallatasaray kupa e anglisë

Lini një Përgjigje