Juventusi u ndesh me Fiorentinën në “Juventus Stadium”, takim i vlefshëm për javën e 31 të Serisë A. “Zonja e Vjetër” fitoi me rezultatin minimal 1-0, duke u rikthyer edhe njëherë te triumfi që i mungonte prej 4 ndeshjesh në kampionat.
Pjesa e parë foli totalisht për “Zonjën e Vjetër”. Ekipi i drejtuar nga Masimiliano Alegri realizoi në minutën e 21, falë Gatit. Skuadra torineze shënoi edhe 3 herë të tjera brenda fraksionit, por golat u anuluan për pozicion jashtë loje (Vlahoviç dopietë dhe Mek Keni).
Mysafirët nga Fiorentina krijuan pak, duke u shfaqur rrallë në portën kundërshtare, përveç ndonjë rasti sporadik.
3 pikë të arta për Juventusin që tani e sheh veten përsëri në vendin e tretë, por arrin të krijojë një farë distance nga Roma edhe Bolonja, me këta të fundit që u ndalën në një barazim pa gola kundër Frozinones.
Lini një Përgjigje