TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Prill 2024, 21:32

Goli i 6 në kampionat mjafton për një barazim, futbollisti i Shpresave i jep fund krizës së skuadrës turke

Shkruar nga Pamfleti

Goli i 6 në kampionat mjafton për një barazim, futbollisti i

Dijarbekirspor nuk po kalon një sezon të lumtur në futbollin turk, Skuadra e cila ka rënë në kategorinë e tretë, nuk është në nivelet e viteve të mëparshme kur merrte pjesë edhe në kampionatin e elitës dhe aktualisht gjendet në mesin e renditjes në këtë kategori. 

Së fundmi kjo skuadër kishte kaluar edhe një krizë të mirëfilltë rezultatesh, pasi kishte shënuar 5 humbje radhazi. Për të dalë nga kriza me një pikë kthese në transfertë, e ka ndihmuar mesfushori ofensiv i përfaqësueses Shpresa, Arda Kurtulan. 

Ky i fundit ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij në ndeshjen e sotme të mbyllur me shifrat 1-1 ndaj Altinordu. Ky ishte goli i 6 i Kurtulan në këtë sezon me Dijabekirspor, ku është transferuar pasi nuk po gjente hapësira te Fenerbahçe që zotëron karotinën e tij. 
 

arda kurtulan mesfushori i kombëtares shpre dijarbekirspor

Lini një Përgjigje