
Barazim spektakolar 2-2 mes Mançester Junajtid dhe Liverpulit në supersfidën e kësaj jave në Premier Ligë.
Në “Old Trafford”, ndeshja u zhbllokua që në minutën e dytë nga “Djajtë e Kuq”, por goli i Garnaços u konsiderua Offside. Pjesa e parë u luajt me një ritëm të “çmendur”, ishin “The Reds” që morën epërsinë të parët me Luis Diaz. Ylli kolumbian realizoi me një lëvizje të bukur, i asistuar me kokë nga Nunez.
Pas një pjese të dobët, në pjesën e dytë, ekipi i Ten Hag ndryshoi marsh dhe përmbysi llogaritë me Fernandes dhe Mainu. Djemtë e Klop barazuan llogaritë me golin e Salah pak më vonë, nga pika e bardhë e penalltisë. Kështu, Liverpuli renditet në vendin e dytë me 71 pikë. Mançester Junajtid renditet në vendin e gjashtë me 49 pikë.
Lini një Përgjigje