TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Prill 2024, 15:38

Armando Broja ishte pranë kalimit te Napoli, skuadra italiane ka plane të tjera për merkaton

Shkruar nga Pamfleti
Armando Broja ishte pranë kalimit te Napoli, skuadra italiane ka plane

Viktor Osimhen me siguri do të largohet nga Napoli, çka ka bërë që drejtuesit e kampionëve ende në fuqi të Italisë të nisin kërkimet për gjetjen e pasuesit. Alternativat janë të shumta, por te napolinatët vetëm një prej tyre do mbërrijë. 

Sipas asaj që shkruajnë mediat, emri i parë në listën e Napolit është Santiago Tomas Gimenez, futbollisti i Fejnordit. Meksikani me pasaportë italiane ka realizuar 21 gola këtë sezon dhe për afrimin e tij do të duhen të paktën 45 milionë euro. 

PSG është në garë për Osimhen, por edhe Çlsi. Blutë e Londrës kanë në mendje një propozim që nuk pëlqehet shumë, para + Armando Broja. Sulmuesi shqiptar nuk shihet si i duhuri që mund të bëjë diferencën te skuadra italiane, ndaj kalimi i yllit kuqezi te Napoli nuk po merret në konsideratë. 
 

napoli armando broja

Lini një Përgjigje