TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Prill 2024, 22:11

Gol i parë për vitin 2024, Taulant Seferi lëshon “silurë” në Arabinë Saudite (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gol i parë për vitin 2024, Taulant Seferi lëshon

Taulant Seferi është kthyer të tundë rrjetë me skuadrën e Bani Jas, në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe ku aktivizohet në këtë sezon.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka shënuar sot golin e parë për vitin 2024, teksa nuk gjente rrjetën në kampionat që nga dhjetori, kur kishte nisur edhe pushimi dymujor i aktivitetit.

Sot, ai ka shfaqur përsëri aftësitë e tij në duelin kundër Al Uahda, teksa në minutën e 53 të ndeshjes bëri gjithçka vetë, duke fituar topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe duke lëshuar më pas një gjuajtje të fortë me të djathtën që nuk i dha mundësi reagimi portierit kundërshtar.



taulant seferi sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje