
Fullhemi u imponua në shtëpi me shifrat 0-1 ndaj Njukasëllit, në sfidën e kësaj pasditeje të vlefshme për Premier Ligës. Trajneri i londinezëve, Marko Silva e aktivizoi sulmuesin Armando Broja, në fundin e takimit.
Broja u fut në lojë në minutë ne 85, pa mundur dot të ndryshonte fatin e sfidës. Gjithsesi, lajmi i mirë është rikthimi mes të grumbulluarve, pasi për disa ndeshje radhazi, ylli i Kombëtares u detyrua të qendronte në tribuna, për shkak të asaj të cilën tekniku e konsideroi zgjedhje taktike.
Ndërkohë, në ndeshjet e tjera bie në sy ndalesa e papritur e Aston Vilës të vendit të katërt, që barazoi 3-3 në shtëpi përballë Brentfordit të Thomas Strakoshës, i cili vazhdon të mos aktivizohet me klubin e tij. Lutoni kaloi 2-1 Bërnmuthin, sakaq Ullverhempton pësoi disfatë 1-2 ndaj Uest Hemit, një takim ky mjaft i tensionuar.
Lini një Përgjigje