TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Prill 2024, 16:03

Po kalon formën e jetës, Edon Zhegrova në radarin e dy skuadrave “BIG” të Serisë A

Shkruar nga Pamfleti

Po kalon formën e jetës, Edon Zhegrova në radarin e dy skuadrave

Edon Zhegrova po kalon këtë sezon formën e jetës me francezët e Lilë. Sulmuesi shqiptar po ‘shkëlqen’ dhe po përmirësohet nga ndeshja në ndeshje, duke bërë që disa skuadra ‘BIG’ të futbollit europian, të shfaqin interes për të.

Raportohet se dy skuadra të mëdha italiane e kanë kthyer në objektiv, sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës. Juventusi dhe Napoli po monitorojnë situatën e Zhegrovës, me këtë të fundit që me shumë mundësi do të jetë me ekip të ri sezonin e ardhshëm.

Ende nuk ka ofertë konkretë apo bisedime direkte me lojtarin, por Juve dhe Napoli pritet që të garojnë ‘ashpër’ me njëra-tjetrën për shërbimet e 25-vjeçarit shqiptar.

Kujtojmë që me fanelën e Lilës, Zhegrova ka luajtur 78 ndeshje, ku ka shënuar 22 gola dhe ka asistuar në 18 të tjerë. Shqiptari nuk është kthyer vetëm në një pikë kyçe për ekipin, por edhe në ‘idhull’ për tifozët francezë.

edon zhegrova sulmuesi shqiptar napoli juventus

Lini një Përgjigje