TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Prill 2024, 21:53

Nedim Bajrami “magjik” me Sassuolon, gol dhe asist për shtatë minuta! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nedim Bajrami “magjik” me Sassuolon, gol dhe asist për

Sassuolo po fiton me rezultatin 0-2, në 45-minutëshin e parë përballë Salernitanës. Në këtë avantazh të dyfishtë, deçiziv ka rezultuar edhe futbollisti shqiptar, Nedim Bajrami. Fantazisti i Kombëtares ka asistuar dhe shënuar në harkun e shtatë minutave.

Duhej minuta e 37-të kur Bajrami do asistonte për Lauriante, me miqtë që gjetën avantazhin. Më pas në të 44 minutë, 25-vjeçari i Kombëtares do shënonte edhe golin e dytë të ndeshjes duke treguar një formë të mirë.

Nëse ndeshja mbyllet me këtë rezultat, Sassuolo do të dilte përkohësisht nga zona e rënies nga kategoria, duke u ngjitur kështu në vendin e 17-të.

Lini një Përgjigje