TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Prill 2024, 22:40

Liverpuli bën detyrën ndaj Shefild Junajtid, të kuqtë rimarrin kreun e Premier Ligës

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli bën detyrën ndaj Shefild Junajtid, të kuqtë

Liverpuli është kthyer sot përsëri në kreun e renditjes së kampionatit, duke mundur Shefilld Junajtid në shtëpi me shifrat 3-1. Por nuk ka qenë një fitore e thjeshtë e “The Reds”, të cilët vuajtën për të gjetur golin përballë skuadrës së vendit të fundit në renditje.

Në fakt, të kuqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Darvin Nunjez që në minutën e 17 të ndeshjes, me një gol të çuditshëm, pasi portieri duke larguar topin goditi sulmuesin dhe topi u përplas tek ai e përfundoi në rrjetë.

Por nëse vendasit nuk shënonin përsëri në rastet që krijuan, një autogol i Bradlei vendosi baraspeshën në shifra pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë të takimit. Vetëm golat në minutat e fundit nga MakAlister dhe Gakpo i siguruan Liverpulit fitoren 3-1, që e kthen në vend të parë me 2 pikë më shumë se Arsenali dhe 3 nga Mançester Siti.

liverpul shefild junajti premier liga

Lini një Përgjigje