
Skënderbeu ka pranuar një ofertë prej 300 mijë eurosh, nga kazakët e Astanës për të lënë të lirë sulmuesin Nnamdi Franklin Ahanonu.
22-vjeçari nigerian i cili ka shënuar nëntë gola dhe dy asistime këtë sezon në Superligë, është një nga zbulimet e këtij sezoni. Në 18 ndeshjet e luajtura prej tij këtë sezon, sulmuesi ia ka dalë të shënojë nëntë gola dhe të zgjojë interesin e Astanës.
Klubi më i titulluar në Kazakistan ia ka dalë që të bindë drejtuesit në Korçë, me sulmuesin që prej verës së këtij viti do jetë pjesë e tyre.
Kujtojmë se Nnamdi Franklin Ahanonu u afrua te Turbina e Cërrikut në verën e 2022 nga Krane FC e Nigerisë, ndërsa verën e 2023 kaloi te bardhekuqtë korçarë.
Lini një Përgjigje