TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Prill 2024, 22:16

Jasir Asani bën “provat” për Europianin, e majtë në trekëndësh dhe festë si CR7 (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Jasir Asani bën “provat” për Europianin, e majtë

Jasir Asani ka pak më shumë se një vit në radhët e përfaqësueses shqiptare, por çdo tifoz kuqezi tani e di mirë “specialitetin” e tij.

Kalim nga e djathta drejt qendrës dhe e majtë që nuk i lë mundësi reagimi portierit. Asani në këtë mënyrë ka shënuar gola spektakolarë dhe të rëndësishëm për Shqipërinë duke e ndihmuar që të kualifikohet në Europian dhe me sa duket vazhdon ta ketë “këmbën e nxehtë” në pritje të aktivitetit.

Këtë e tregoi nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale, me pamje nga stërvitja e skuadrës së tij në Korenë e Jugut.

Futbollisti shqiptar shihet teksa lëshon një gjuajtje të pakapshme, duke çuar topin në rrjetë dhe duke bërë pastaj festimin e Kristiano Ronaldos.

jasir asani anësori kuqezi

Lini një Përgjigje