TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Prill 2024, 18:50

Po luante debutuesi i kombëtares shqiptare, plagosen tre policë dhe arrestohen 50 tifozë në derbin e Kroacisë (Foto-Video)

Shkruar nga Pamfleti

Po luante debutuesi i kombëtares shqiptare, plagosen tre policë dhe

Gjysmëfinalja e Kupës së Kroacisë dje ka parë të luhet në Split një ndeshje shumë e tensionuar, mes Hajdukut vendas dhe Dinamos së Zagrebit, që është mbyllur me skena të shëmtuara dhe ngjarje të dhunshme.

Pas vërshëllimës përfundimtare të sfidës, që pa Dinamon e Zagrebit fituese me shifrat 1-0, duke shkuar në finalen e turneun, tifozët e Hajdukut shpërthyen dyert që të dërgojnë në fushën e lojës dhe hynë me forcë në terren. Ata tentuan që të godisnin lojtarët kundërshtarë, mes të cilëve ishte edhe futbollisti më i ri i Kombëtares kuqezi, Arbër Hoxha.

Po luante debutuesi i kombëtares shqiptare, plagosen tre policë dhe

Por këta të fundit ia dolën që të largoheshin me shpejtësi drejt dhomave të zhveshjes, ndërsa në stadium hynë forcat e rendit, të cilët vendosën edhe një herë rregullin.

Skenat e dhunës vazhduan më pas jashtë stadiumit, me përplasje të vazhdueshme mes ultrasve dhe policisë, ku 3 prej tyre mbetën të lënduar, ndërsa pati mbi 50 arrestime për akte vandalizmi.

dinamo e zagrebit hajduk split kupa e kroacisë

Lini një Përgjigje