
Mirlind Daku po lë gjurmë në Rusi dhe "Bussines-Online" shkruan se një nga klubet e Moskës ka ofruar 7 milionë euro për sulmuesin e Kombëtares. Pjesë e Rubin Kazan, për Dakun thuhet se ka qenë Spartaku i Moskës skuadra që dëshiron 26-vjeçarin në ekip.
Me kontratën që skadon në verën e vitit 2026, duket se te Rubin Kazan janë të sigurt se Daku do jetë pjesë e “EURO 2024” me Shqipërinë dhe për rrjedhojë do ketë një shifër më të lartë se 7 milionë euro në treg.
Në miqësoret e marsit, trajneri Silvinjo nuk e grumbulloi gjilanasin, që këtë sezon në elitën e futbollit rus ka kontribuar për Rubinin në shtatë gola, pesë realizime dhe dy pasime finale.
Lini një Përgjigje