
Dy humbjet në dy miqësoret e fundit, kundër Kilit dhe Suedisë, janë reflektuar edhe në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Ashtu siç prej, Shqipëria ka humbur dy pozicione duke u renditur tashmë në vendin e 66.
1375,1 pikë kanë grumbulluar kuqezinjtë e Silvinjos, duke humbur 7,9 pikë në raport me renditjen e fundit. Pavarësisht se Shqipëria arriti një kualifikim historik për në Evropian, me rekord pikësh, kjo nuk ka pasur ndikim në FIFA, me kuqezinjtë që vijojnë të humbasin terren.
Ndërkohë, Italia, rivali i parë në “EURO 2024” qendron në vendin e 9, asnjë ndryshim nga renditja e fundit, po ashtu edhe Kroacia e cila pozicionohet në vendin e 10 në renditjen botërore të FIFA. Me 1727 pikë, Spanja renditet në vendin e tetë, asnjë ndryshim për tre rivalët tonë në Grupin B.
Asnjë ndryshim për Kosovën, me “Dardanët” që renditen në vendin e 102. Në lidhje me kreun, renditja e FIFA-s kryesohet nga Argjentina, e ndjekur nga Franca dhe Belgjika.
The latest #FIFARanking is here! ????
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) April 4, 2024
Lini një Përgjigje