TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Prill 2024, 21:21

Tifozët mbushin stadiumin me ngjyrë blu, koreografi e çmendur në ndeshjen derbi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët mbushin stadiumin me ngjyrë blu, koreografi e çmendur

Mbrëmja e së martës ishte një ditë speciale për ekipin e Belgranos dhe tifozët e saj. Skuadra argjentinase, luante ndeshjen e parë të sezonit në Kupën Sudamericana.

Ekipi përballej me brazilanët e Internacionalit, dhe kush e njeh pak historinë, e di se sa rivalitet kanë klubet argjentinase dhe ato braziliane mes tyre.

Përpara fillimit të ndeshjes, tifozët kishin përgatitur një koreografi speciale për klubin e tyre. Me anë të një bombule me tym, arritën për pak minuta ta mbushnin të gjithë stadiumin me ngjyrë blu, ngjyrë që identifikon klubin nga Argjentina.

internacional belgrano kupa sudamericana

Lini një Përgjigje