
Dinamo fiton ndeshjen e prapambetur me Teutën. “Nëndetësja Blu” ka triumfuar në “frymën e fundit” me rezultatin minimal 1-0.
“Djemtë e Detit” patën rastin e artë për të kaluar në avantazh në minutën e 35. Portieri Sali ndali Peposhin, por 11-metërshi u përsërit pasi pati hyrje të lojtarëve në zonë.
Gjithsesi, Sali u kthye sërish në protagonist, pasi e neutralizoi përsëri topin. Në pjesën e dytë, skuadrat u treguan të kujdesshme, për shkak të frikës nga pësimi i golit.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në paqe, kryeqytetasit realizuan golin që i dha 3 pikët e arta. Denison shënoi një supergol me një goditje nga e majta e zonës.
Me këtë fitore, Dinamo renditet në vendin e 4 me 42 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e 7 me 34 pikë.
Lini një Përgjigje