TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Prill 2024, 20:35

Myrto Uzuni lë pas dëmtimin në “tendinën e Akilit”, sulmuesi kuqezi rikthehet në stërvitje me Granadën

Shkruar nga Pamfleti

Myrto Uzuni lë pas dëmtimin në “tendinën e

Myrto Uzuni duket se ka lënë pas dëmtimin në ‘tendinën e Akilit‘ dhe do të jetë i gatshëm për Hoze Ramon Sandoval të enjten, me Granadan që pret në “Los Carmenes” Valencian në orën 20:00 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20 në La Liga, sfidë kjo e prapambetur.

Sulmuesi i Kombëtares këtë të mërkurë është bashkuar me ekipin në stërvitje dhe bashkë me të edhe Lukas Boje, një tjetër lojtar i dëmtuar i Granadës.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle dyshja kanë zhvilluar një praqitje normale duke mos shfaqur asnjë problem në stërvitjen e parafundit para ndeshjes në kampionat.

Kujtojmë se 27-vjeçari beratas ishte i grumbulluar me Kombëtaren për dy ndeshjet miqësore të marsit, por u largua nga ekipi për shkak se ndjente dhimbje, por duket se ka lënë pas gjithçka.

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptar granada

Lini një Përgjigje