TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Prill 2024, 20:58

Indrit Tuci protagonist me Spartën e Pragës, ekipi i shtatlartit kuebinas kualifikohet në finalen e Kupës së Çekisë

Shkruar nga Pamfleti

Indrit Tuci protagonist me Spartën e Pragës, ekipi i shtatlartit

Sparta e Pragës në finalen e Kupës së Çekisë. Skuadra kryeqytetase fitoi 0-2 përballë Opavës, sfidë ku u shfaq protagonist edhe Indrit Tuci.

Shtatlarti kurbinas e nisi si titullar dhe nëntë minuta përpara fundit dhuroi asistin e golit të dytë, që vulosi suksesin e Spartës.

23-vjeçari nisi nga mesfusha e tij Viktor Olatunjin, me nigerianin që marshoi drejt portës kundërshtare dhe shënoi.

Kampionët në fuqi të Çekisë do të përballen në finalen e madhe me fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinalist: Plzen-Zlin.

Tuci u aktivizua për 82 minuta me Spartën e Pragës, ndërkohë që mungoi Qazim Laçi, mesfushori i kombëtares shqiptare.

indrit tuci sparta e pragës shtatlarti kurbinas

Lini një Përgjigje