TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Prill 2024, 21:44

Negocioi kontratën me Rubiales për të luajtur Superkupën në Arabi, policia heton llogaritë bankare të Zherard Pike

Shkruar nga Pamfleti

Negocioi kontratën me Rubiales për të luajtur Superkupën

Njësia Qendrore Operative (UCO) e Gardës Civile të Spanjës u përpoq në shtator të vitit 2023 të gjurmonte llogaritë e ish-mbrojtësit të Barcelonës Zherard Pike, për shkak të marrëdhënies së tij të dyshuar me kontratën e negociuar me Luis Rubiales gjatë kohës së tij si president i Federatës së Futbollit Spanjoll (RFEF) për Superkupën  që u luajt në Arabinë Saudite.

Hetuesit donin të dinin burimet e fondeve në një llogari të “Kosmos”, kompanisë nën pronësi të Zherard Pike, e cila ishte ndërmjetësi i marrëveshjes në fjalë me një vlerë prej 240 milionë eurosh në total. Kjo kontratë është ajo që solli edhe bastisjen në zyrat e Federatës Spanjolle, si dhe arrestimin e disa zyrtarëve të saj, teksa është nën hetim edhe ish-presidenti Luis Rubiales.

Mediat spanjolle shpjegojnë se nën hetim janë disa transferta parash që kompania e Pike ka bërë në atë periudhë edhe në banka në Andorra, duke i argumentuar si shtim kapitali apo lëvizje të tjera, me vlera prej disa miliona eurosh.

Kështu, Autoritetet e drejtësisë spanjolle, kanë nisur hetimet rreth shumave të lëvizura nga kompania e tij pasi po shqyrtojnë mundësinë e “dhuratave” për Pike apo Rubiales para se të nënshkruhej kontrata me sauditët.

 

zherard pike ish-mbrojtësi i barcelonës

Lini një Përgjigje