
Në pritje të ndeshjes Liverpul-Shefild Junajtid ditën e enjte, Arsenali mer kreun aktualisht në Premier Ligë dhe e bën duke u kthyer te fitorja pas barazimit 0-0 në “Etihad Stadium” ndaj Mançester Sitit, pasi skuadra e Artetës sonte iu desh vetëm një pjesë loje për të marrë 3 pikët ndaj ekipit të Lutonit.
Një fitore që ishte detyrim dhe erdhi. Gjithçka e zgjidhur me golin e Odegard që në fillim dhe më pas me një autogol të miqve në fundin e pjesës së parë.
Kjo është fitorja e 21 në Premier Ligë për “Topçinjtë”, që aktualisht kanë shënuar edhe 72 gola si sulmi më i mirë i Premier Ligës.
Sezonin e shkuar, Arsenali u dogj vetëm në fund, ndërsa sivjet do të provojë të fitojë një trofe që mungon prej vitit 2004, pra plot 20 vite nga hera e fundit.
Lini një Përgjigje