TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Prill 2024, 16:32

Idhull tek ekipi i Majorkës, Vedat Muriqit i dedikohet murale gjigande në mes të qytetit (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Idhull tek ekipi i Majorkës, Vedat Muriqit i dedikohet murale gjigande

Jemi mësuar të shohim murale të legjendave dhe ikonave të futbollit në qytete të ndryshme të botës, duke filluar nga Pele, Maradona, Mesi e shumë e shumë të tjerë.

Por një e tillë është bërë edhe për një futbollist kosovar. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi është njëri nga më të preferuarit e tifozëve të Majorkas dhe këtë e tregon akti i tyre i fundit, ku i kanë bërë një murale të madhe në një ndërtesë në qytet.

E gjithë Mallorca është me ju”, shkruhet në postimin që vetë klubi i dedikuar me fotot e murales në profilin zyrtar në “X”. Majorka do të luajë në finalen e “Copa del Rey” ndaj Atletik Bilbaos, të shtunën në orën 22:00. Kjo ndeshje finale po pritet me entuziazëm të madh nga të dyja klubet, të cilat kanë shumë vite që s’e kanë fituar trofeun.

vedat muriqi sulmuesi kosovar majorka

Lini një Përgjigje