TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Prill 2024, 18:25

Goli i Kristjan Asllanit shpallet më i bukuri i muajit mars, mesfushori kuqezi kthehet në “idhullin” e tifozëve zikaltër (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Goli i Kristjan Asllanit shpallet më i bukuri i muajit mars, mesfushori

Talenti kuqezi, Kristjan Asllani gjeti golin e parë, me fanelën e “zikaltërve”, të Interit, në fitoren, 2-1, të para disa javëve ndaj skuadrës së Xhenoas, një gol që mesfushori shqiptar do ta mbajë mend gjatë, pasi jo vetëm ishte i pari me fanelën e kryesuesve të Serisë A, por në anën tjetër është përzgjedhur dhe si goli më i bukur  i marsit nga tifozët milanezë.

Mesditën e kësaj të enjteje, klubi ka publikuar rezultatet e votimeve për golin më të bukur të marsit dhe realizimi i 22-vjeçarit nga Elbasani është renditur në vendin e parë, ku në këtë garë  ishte dhe Dimarko me golin ndaj “Los Kolçoneros”, të Atletikos së Madridit dhe Bishek me golin ndaj “Emiljanëve”, të Bolonjas.

Padyshim, ky vlerësim është një motiv më shumë për Asllanin, që në vijim të provojë akoma dhe më tepër me goditjet drejt portës, me “Legjionarin”, i cili këtë edicion ka luajtur në plot 26 ndeshje, në të gjitha kompeticionet me “zikaltërit”, teksa tashmë kërkon sa më shumë minuta deri në fundin e sezonit, në mënyrë që të jetë gati për Kampionatin Europian të Futbollit.

kristjan asllani talenti kuqezi inter

Lini një Përgjigje