
Mesa duket, Ivan Balliu po përgatitet që tani pas “pensionimit” nga futbolli i luajtur. Mbrojtësi i djathtë i ekipit kombëtar është diplomuar si drejtor sportiv në Spanjë.
Kështu, kur Balliu të ndalet së luajturi futboll, mendon të zgjedhë rrugën në këtë rol. Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Gjithsesi, mbrojtësi 32-vjeçar ka të paktën edhe një vit kontratë me Rajo Vajekanon dhe nuk duket se ka ndërmend të largohet shpejt nga fushat e lojës, duke pasur parasysh formën që po kalon.

Lini një Përgjigje