TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Prill 2024, 21:09

“Të lutem më vendos prangat”, policja bukuroshe çmend tifozët në stadium

Shkruar nga Pamfleti

“Të lutem më vendos prangat”, policja bukuroshe

Një police bukuroshe ka bërë tifozët që t’i luteshin që t’u vinte prangat kur ishte pjesë e forcave të sigurisë në një ndeshje futbolli.

Aleksa Narvaez është bërë një sensacion viral, pasi arriti famën në Instagram, ku ka mbi 2 milionë ndjekës. Ajo punon rregullisht në ndeshjet e Amerika de Kali në Kolumbi. Dhe Aleksa së fundmi u bë virale, teksa festoi një gol buzë fushës me uniformën e saj. Ajo shpesh poston video në rrjetet sociale ku shihet duke punuar në stadiume.

Dhe në postimin e saj të fundit, ajo u zhyt në atmosferën e krijuar në një nga ndeshjet e Amerika de Kali dhe i buzëqeshi kamerës.

Mbishkrimi i postimit ishte: “JETO DHE LËRI TË TJERËT TË JETOJNË… Jeta është kaq e bukur dhe e thellë për të vuajtur për njerëzit e tjerë përveç teje”.

Tifozët reaguan shpejt teksa njëri ka shkruar: “M’i vendos prangat”.

Një tjetër u përgjigj: “Le të më arrestojnë”.

aleksa narvaez policja bukuroshe

Lini një Përgjigje