TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Prill 2024, 15:40

Fitore me “poker” për Sitin, ‘Qytetarët’ i bashkohen Liverpulit në krye të Premier Ligës

Shkruar nga Pamfleti

Fitore me “poker” për Sitin, ‘Qytetarët’ i

Mançester Siti ka mposhtur në transfertë me rezultatin 2-4 Kristal Palas dhe ka kapur përkohësisht Liverpulin në krye të Premier Ligës.

Një fitore me përmbysje për skuadrën e Pep Guardiolës, duke parë se ishin vendasit ata që zhbllokuan sfidën pas vetëm 3 minutash lojë me një gol të Matetas.

Megjithatë, festa e vendasve nuk zgjati shumë sepse “Qytetarët” barazuan me një super gol të De Brojne në minutën e 13.

Në fillimin e pjesës së dytë erdhi edhe përmbysja për miqtë falë një goli të Luis, para se Haland të çonte shifrat në 3-1 pas një asisti të De Brojnë në minutën e 66.

Belgu ka dhënë 17 asiste për sulmuesin norvegjez, numri më i lartë mes dy lojtarëve të Premier Ligës që nga fillimi i sezonit të kaluar (në të gjitha kompeticionet).

De Brojne kompletoi pokerin në minutën e 70, para se Eduard të fiksonte shifrat në 4-2 në minutën e 86.

 

mançester siti kristal palas premier liga

Lini një Përgjigje