TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Prill 2024, 16:25

“Dritë në fund të tunelit” për Armando Brojën, ja vendimi që ka marrë trajneri i Fullhemit për sulmuesin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

“Dritë në fund të tunelit” për Armando

Dritë në fund të tunelit për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar, pasi nuk u grumbullua për disa ndeshje radhazi nga trajneri i Fullhemit, sot tekniku Marko Silva e ka ftuar lojtarin kuqezi për sfidën ndaj Njukasëllit.

Broja do e nisë ndeshjen nga pankina, me shpresën se do aktivizohet në pjesën e dytë. 22-vjeçari është impenjuar në katër ndeshje me Fullhemin ku numëron një asist.  Armando Broja kërkon që të arrijë në Europianin e verës në formë. Vendimtar do jetë fundi i sezonit, ku atij do i duhet të tregojë potencialin e tij.

“Dritë në fund të tunelit” për Armando

armando broja sulmuesi shqiptar fullhem

Lini një Përgjigje