TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Prill 2024, 17:03

E pesta fitore radhazi, Milani “likuidon” Leçen dhe blindon Champions League

Shkruar nga Pamfleti

E pesta fitore radhazi, Milani “likuidon” Leçen dhe blindon

Milani ka mposhtur 3-0 Leçen në javën e 31 të Serisë A, duke marrë kështu fitoren e pestë radhazi në kampionat dhe duke konsoliduar vendin e dytë në renditje.

Skuadra e Piolit ka dominuar që në minutat e para, duke zhbllokuar ndeshjen që në minutën e 6 me një të majtë të mrekullueshme të Pulisiç dhe dyfishoi avantazhin në minutën e 20 me Zhiru, pas një goditje nga këndi.

Reagimi i Leçes çoi te traversa e Gonzalez, por para fundit të pjesës së parë erdhi kartoni i kuq për Kërstoviç për lojë të rrezikshme.

Në pjesën e dytë, Leao dërgoi shifrat në 3-0 pas një asisti magjik të Adli.

Për Milanin me 68 pikë në vendin e dytë, objektivi Champions duket i arritur. Në krahun tjetër, Ramadani me shokë janë në vendin e 13 me 29 pikë.

 

milan leçe seria a

Lini një Përgjigje