TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Prill 2024, 17:40

Bajerni i Mynihut pëson përmbysjen e çmendur, Leverkuseni afrohet me titullin kampion

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni i Mynihut pëson përmbysjen e çmendur, Leverkuseni

Bajerni i Mynihut ka pësuar një humbje befasuese në javën e 28 të Bundesligës në fushën e Hejdenhajmit

Skuadra e Tomas Tuhel e mbylli pjesën e parë në avantazh 2-0 falë golave të Herri Kejn në minutën e 38 dhe Serzh Gnabri në minutën e 45.

Megjithatë, befasia erdhi në fillimin e pjesës së dytë.

Vendasit arritën të barazonin shifrat në harkun e dy minutave falë golave Sesa në minutën e 50 dhe Klajndienst, një minutë më vonë.

11 minuta para fundit erdhi befasia për bavarezët, me Heidenhajmin që gjeti edhe golin e tretë me Klajndienst.

Përfiton Bajer Leverkusen. Skuadra e Çabi Alonsos ka mundur 1-0 në transfertë Unionin e Berlinit me një penallti të Uirtz në minutën e 45+8 dhe tani kryeson renditjen me një avantazh prej 16 pikësh kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje nga fundi.

 

bajern mynih hajdenhajm bundesliga abjer leverkusen

Lini një Përgjigje