
Talenti me origjinë shqiptare, Brajan Gruda gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e Bundesligës me fanelën e Maincit, në triumfin 4-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Darmshtadit.
19-vjeçari ishte titullar në këtë përballje, teksa në minutën e 60 shënoi golin e dytë të sfidës, pas asistit të Burkard. Ky ishte goli i dytë në këtë sezon për Grudën, i cili është aktivizuar në 23 takime, si dhe ka regjistruar edhe 2 asiste.
Vlen të theksohet fakti se Gruda momentalisht është pjesë e kombëtares U-21 të Gjermanisë, teksa drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, janë duke punuar për ta bindur 19-vjeçarin që në të ardhmen të zgjedhë të veshë fanelën e Kombëtares A të Shqipërisë. Një interesim special për Grudën ka shprehur edhe vetë trajneri Silvinjo, që duket se e ka në preferencat e tij talentin me origjinë nga Shkodra.
???????? Goal: Brajan Gruda | Mainz 05 2-0 Darmstadt 98pic.twitter.com/6IqDecXB2q
— FootColic ⚽️ (@FootColic) April 6, 2024
Lini një Përgjigje