
Odise Roshi po tregohet vendimtar me lojën e tij për skuadrën e Sakariaspor në kategorinë e dytë turke. Klubi i mesfushorit ofensiv shqiptar luan për ngjitjen në elitën e futbollit turk në këto javë dhe futbollisti i Kombëtares, po e ndihmon në mënyrën më të mirë që të arrijë pritshmërinë.
Në ndeshjen e sotme mes Sakariaspor dhe Boluspor, mesfushori kuqezi ka qenë protagonistit i dy golave që skuadra e tij shënoi ne pjesën e parë të takimit. Fillimisht ishte pasimi i tij ai i cili solli golin e Del Vaje që në minutën e 3 të ndeshjes.
Më pas, vetë futbollisti shqiptar dhuroi një nga shpërthimet e tij të zakonshme në krahun e djathtë në një kundërsulm, duke përshkuar gjysmën e fushës për të shënuar më pas në portën kundërshtare.
Ky ishte goli i pestë i këtij sezoni për Roshin, i cili ka dhënë edhe 3 asiste.
Lini një Përgjigje