TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Prill 2024, 20:59

Dortmundi humbet terren në garën për Champions, Shtutgarti kap Bajernin e Mynihut në renditje

Shkruar nga Pamfleti

Dortmundi humbet terren në garën për Champions, Shtutgarti kap

Pas 4 fitoreve radhazi, Dortmundi humbet terren në garën për Champions, teksa pësoi disfatë 0-1 nga Shtutgarti. Të besuarit e Edin Terziç hasën mjaft vështirësi që në pjesën e parë, ndaj një kundërshtari që u pa qartë se nuk kishte ardhur thjeshtë për shëtitje në “Signal Iduna Park”.

Pas barazimit pa gola në pjesën e parë, në të dytën, mysafirët treguan se mund ta fitonin takimin. 90-minutëshi u “vulos” nga një gol i të zakonshmit Girasi, në minutën e 64. Verdhezinjtë shtuan presionin dhe u vendosën në kërkim të golit të barazimit. Gjithsesi, Shtutgarti mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund, për të marrë kështu 3 pikët.

Me këtë rezultat, Shtutgarti ka kapur në renditje Bajernin e Mynihut në vendin e dytë me 60 pikë, ndërsa verdhezinjtë mbeten të ndalur në vendin e katërt me 53 pikë.

 

borusia e dortmundit shtutgarti bundesliga

Lini një Përgjigje