TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Prill 2024, 20:37

Arsenali mposht Brajtonin e trajnerit të kërkuar nga klubet e mëdha, “Topçinjtë” rimarrin kreun e Premier Ligës

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali mposht Brajtonin e trajnerit të kërkuar nga klubet e

Arsenali ka mundur 3-0 në transfertë Brajtonin dhe është kthyer përkohësisht në vendin e parë të renditjes së Premier Ligës.

Sfida e luajtur në “Amex Stadium” u zhbllokua në minutën e 33. Gabriel Zhesus fitoi një penallti dhe te pika e bardhë u paraqit Saka, i cili nuk gaboi.

Në minutën e 62, erdhi edhe goli i dytë për “Topçinjtë”, i realizuar nga Kai Haverc. Katër minuta para fundit erdhi edhe goli i sigurisë për miqtë. Autori ishte Troshars, me asistin që erdhi nga Haverc.

Vazhdojnë vështirësitë për skuadrën e De Zerbit, me Brajtonin që mban vendin e dhjetë në renditje shumë larg zonës europiane.

arsenali brajton premier liga

Lini një Përgjigje