
Roma ka mposhtur 1-0 Lacion në javën e 31 të Serisë A dhe ka shkuar vetëm dy pikë larg zonës Champions League në renditje.
Ndeshja e zhvilluar në "Olimpico" ishte shumë e luftuar dhe momentet e tensionuara nuk munguan.
Episodi që vendosi sfidën erdhi tri minuta para fundit të pjesës së parë.
Gjatë një goditje nga këndi, Mançni kërceu më lart se të gjithë dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë duke bërë "OLimpicon" të shpërthejë.
Rastet për të dyja skuadrat nuk munguan në 45 minutat e dyta, por rezultati mbeti i pandryshuar me ekipin e De Rosit që arriti të merrte tri pikë shumë të rëndësishme.
Me këtë fitore, Roma mban vendin e pestë që të çon në Ligën e Europës. Vetëm 2 pikë më shumë numëron Bolonja, e cila mbyll zonën e Champions League.
Në anën tjetër, Lacio humb terren në garën për Europën. Kjo pasi mban vendin e 7, me 4 pikë më pak se Atalanta. Këta të fundit që ndodhen në zonën e Ligës së Konferencës, kanë 2 ndeshje më shumë për të luajtur.
Lini një Përgjigje