TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Prill 2024, 22:57

Miku i Maradonës bën deklaratën befasuese: “El Pibe de Oro” është eliminuar, ishte simboli rebel i Argjentinës

Shkruar nga Pamfleti

Miku i Maradonës bën deklaratën befasuese: “El Pibe de

Vdekja e Diego Armando Maradonës duket se nuk ka qenë natyrale. Kështu ka deklaruar Nikolas Maduro, presidenti i Venezuelës, mik i madh i “Pibe de Oro”:

Kam folur me Maradonën në ditën e 60-vjetorit të tij, pak para se të ndahej nga jeta. I thashë të vinte në Venezuelë sepse isha i shqetësuar për shkak se njerëz shumë të këqij, fashistë, e dinin se ai ishte zëri i rebelizmit popullor dhe thoshte atë që askush nuk guxonte të thoshte në Argjentinë dhe në botë. Vrasja e Diegos ishte pjesë e një operacioni për t’i dhënë fund simboleve të Argjentinës rebele”.

Maradona u nda nga jeta më 25 nëntor të vitit 2020 si pasojë e një arresti kardiak. I konsideruar si një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, argjentinasi u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare.

Diego Armando Maradona lindi më 30 nëntor në vitin 1960. Lojën e nisi me Argentina Zhuniors, por numri 10 që ai mbajti në fanelën e tij dhe shtati i shkurtër karakteristik  vetëm 165 cm, ra shpejt në sy, duke i dhënë drejtim të shpejtë karrierës së tij si futbollist i Napolit, Barcelonës dhe në shumë skuadra të tjera të njohura.

Diego Armando Maradona ka qenë lojtari i parë në historinë e futbollit që vendosi tarifa rekord në atë kohë, të transferimit. Së pari te Barcelona për 5 milionë paundë, dhe së dyti, kur luajti me Napolin për 6.9 milionë paund. Me kombëtaren e Argjentinës, Maradona fitoi 91 ndeshje dhe shënoi 34 gola. Legjenda e futbollit luajti në 4 Kupa Botërore, përfshirë Kupën e Botës së vitit 1986 në Meksikë, ku ai ishte kapiten i Argjentinës dhe i udhëhoqi në fitoren ndaj Gjermanisë në finale.  Në këtë turne fitoi Topin e Artë si futbollisti më i mirë dhe bëri histori me një gol që ishte faull dhe u emërtua më pas si “Dora e Zotit”

Maradona u adhurua nga miliona persona në të gjithë botën për aftësitë e tij të pazakonta në futboll.

 

 

diego armando maradona legjenda argjentinase

Lini një Përgjigje