
Eva Parera ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për zgjedhjet e Federatës Spanjolle të Futbollit.
Avokatja katalanase, një pioniere në botën e futbollit, pasi hapi një zyrë avokatie sportive 30 vjet më parë, aspiron të jetë gruaja e parë që do të kryesojë Federatën.
Në një deklaratë ajo iu drejtua asambleistëve, duke kërkuar votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme të planifikuara më 6 maj 2024. Kandidatja shprehet veçanërisht e shqetësuar për rastet e fundit të korrupsionit dhe për sigurimin e Botërorit 2030 dhe festimin e finales në vendin iberik.
“Unë po ju shkruaj në një kohë tensioni dhe pasigurie të madhe pas ngjarjeve të fundit që kanë vënë në pikëpyetje reputacionin e REEF-së, si dhe atë të anëtarëve të tij, në një mënyrë shumë të padrejtë për mendimin tim.
Jemi përpara zgjedhjeve për një kryesi të përkohshme, që janë përpjekur të paraqiten si procedurale, por që kanë një rëndësi të jashtëzakonshme.
Pas njoftimit të fundit nga FIFA, jam shumë e shqetësuar për lajmet për korrupsion të dyshuar që shfaqen në të gjitha mediat kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe zhurmën e shoqërisë spanjolle që mbron ndryshimin e drejtimit të futbollit spanjoll, rizgjedhjen (edhe pse të përkohshme) të atyre që na kanë çuar në këtë situatë do të perceptohej si një mesazh i qartë i vullnetit të futbollit spanjoll për të mos dashur ta korrigjojë atë situatë.
Unë nuk i ndaj mesazhet e të tjerëve, që kërkojnë hakmarrje dhe ngrenë shpatën e drejtësisë kundër të gjithëve. Korrupsioni i pretenduar i disave nuk mund të shtrihet në të gjithë pushtetin dhe ne nuk jemi këtu për të qenë as gjyqtarë, as xhelatë.
Por, unë kam një shqetësim të madh për reputacionin e sportit tonë dhe të gjithë atyre që e përbëjnë atë, si dhe për humbjen e madhe të kohës në negociatat me FIFA-n për Kupën e Botës 2030, e cila tashmë ka deklaruar se nuk merr parasysh liderët aktualë si bashkëbisedues të vlefshëm.
Por, unë nuk mund dhe nuk duhet ta bëj këtë detyrë vetëm. Dua të kontaktoj me të gjithë ata që muajt e fundit kanë shprehur shqetësimin e tyre, që të më shoqërojnë në këto 5 muaj në detyrën e vështirë, por shpërblyese të kthimit të normalitetit në REEF”,- shkruan ndër të tjera Eva Parera, kandidatja për kolltukun presidencial të Federatës Spanjolle, në letrën e saj drejtuar delegatëve të asamblesë së 6 majit.
Lini një Përgjigje