TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Prill 2024, 16:59

Kukësi dhe Dinamo nuk ndryshojnë renditje, dy ekipet “kënaqen” me një pikë

Shkruar nga Pamfleti
Kukësi dhe Dinamo nuk ndryshojnë renditje, dy ekipet

Kukësi dhe Dinamo e kanë mbyllur në barazimin 1-1 duelin e vlefshëm për javën e 30 të Superiores.

Me rrjeta të paprekura përfundoi pjesa e parë, ndërsa 45 minutat e dyta ishin të projektuara për më shumë emocione. Ekipi i drejtuar nga Bledar Devolli mori epërsinë në minutën e 68, atëherë kur nga fare pranë portës nuk fali Salami. Djemtë e Dritan Mehmetit u kundërpërgjigjën menjëherë, me anë të Tahirit.

Kukësi mbyll klasifikimin me 26 pikë, Dinamo është në vendin e katërt me 42 pikë.

kukëi dinamo abissnet superiore

Lini një Përgjigje