
Janë mbyllur 2 ndeshjet e para të ditës së diel, në Serinë A. Ndeshjet ishin të vlefshme për javën e 31 të kampionatit dhe pamë Bolonjën që barazoi pa gola me Frozinonen, dhe Napolin që fitoi 4-2 kundër Monzës.
Napoli rigjen veten pas 4 ndeshjesh pa fitore. E fundit ishte kundër Juventusit më 3 mars, ndërsa këtë herë mundi Monzën me shifrat 4-2. Kampionët në fuqi të Italisë shënuan me 4 lojtarë të ndryshëm. Në fillim ishte Osimhen që zhbllokoi shifrat, dhe pastaj pas tij do të ishin edhe Politano, Zielinski dhe Raspadori, kurse për Monzën shënuan Kolpani dhe Djuriç.
Vërtetë një rezultat surprizë në “Stadio Benite Stirpe” të Frozinones ku pritej një fitore e miqve, duke parë edhe diferencën e madhe në pikë dhe renditje që kishin skuadrat me njëra-tjetrën. Bolonja bën një ndalesë që mund t’i kushtojë shumë, duke parë që Roma është vetëm 3 pikë larg saj, ndërsa vendasit e Frozinones marrin një pikë me shumë vlera në luftën për mbijetesë.
Lini një Përgjigje