TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Prill 2024, 20:03

Laçi zbret me “këmbë në tokë” Teutën, kurbinasit fitojnë në transfertë dhe bëjnë rokadë me durrsakët

Shkruar nga Pamfleti

Laçi zbret me “këmbë në tokë”

Laçi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme sot përballë Teutës në transfertë, duke kaluar pikërisht durrsakët në renditjen e Superiores.

Një ndeshje e dominuar me raste nga Teuta, goditi madje traversën me Dacin, por golin e gjetën miqtë në minutën e 72-të nëpërmjet një kundërsulmi.

Uilliam Kordero Melo, e ndoqi deri në fund aksionin dhe në një pozicion të volitshëm nuk gaboi, duke e dërguar topin poshtë këmbëve të portierit.

Në minutat e mbetura Teuta bëri gjithçka për të shmangur të paktën humbjen, por nuk pati qartësinë e duhur në përmbylljen e aksioneve. Rasti më flagrant ishte ai i humbur nga Gjini në minutën e tetë shtesë.

Në fund festë për skuadrën kurbinase, që me këtë sukses ngjitet në kuotën e 35 pikëve, një më shumë se Teuta e tetë më pak se Dinamo e vendit të katërt, që është në zonën “Final Four”.

laçi teuta abissnet superiore

Lini një Përgjigje