TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Prill 2024, 19:05

Mesfushori i Kombëtares Shpresa dhuron spektakël në Gjermani, realizon gol fantastik nga jashtë zonës

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori i Kombëtares Shpresa dhuron spektakël në Gjermani,

Mesfushori i Kombëtares Shpresa, Tim Civeja u bë protagonist ditën e sotme, teksa realizoi një gol mjaft të bukur me fanelën e Sarbruken, në duelin e zhvilluar në transfertë ndaj Dinamo Dresden, ku skuadra e futbollistit shqiptar triumfoi me rezultatin 1-3.  
 
22-vjeçari zhbllokoi sfidën në minutën e 30, ku me një të djathtë të kalibruar nga jashtë zonës, e dërgoi topin në cepin e portës, duke përshëndetur rrjetën e vendasve. Ky ishte realizimi i tretë në 23 ndeshjet e kampionatit për mesfushorin shqiptar, i cili gjithashtu ka regjistruar edhe 3 asiste.   
 
Civeja qendroi në fushë 68 minuta në këtë përballje, duke bërë një paraqitje spektakolare. Vlen të theksohet fakti se mesfushori fillimisht ishte pjesë e listës së Kombëtares Shpresa për ndeshjet e muajit mars, por për shkak të një dëmtimi, nuk u bashkua me grupin duke u zëvendësuar nga Janaqi i Skënderbeut.   

tim civeja sarbruken mesfushori i kombëtares shpresa

Lini një Përgjigje