TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Prill 2024, 20:15

Liverpool gjen pasuesin e Jurgen Klopp, “The Reds” ‘shënjestrojnë’ teknikun e Sportingut!

Shkruar nga Pamfleti

Liverpool gjen pasuesin e Jurgen Klopp, “The Reds”

Jurgen Klopp po shijon ndeshjet e fundit si trajneri i Liverpoolit. 56-vjeçari shpreson ta mbyllë me fitimin e titullit, që do të ishte i 20-ti në histori, aventurën e jashtëzakonshme në “Anfield”, aty ku do të mbahet mend gjatë.

Shumë emra janë në listën e drejtuesve të The Reds, të cilët kanë nisur prej kohësh nga puna për të gjetur pasardhësin e gjermanit të veçantë. Së fundmi raportohet se Liverpooli i ka paraqitur një ofertë konkrete Ruben Amorim, i cili po prodhon një futboll fantastik me Sportingun e Lisbonës.

Tetëmbëdhjetë muaj më parë Ruben Amorim ishte emri i parë që u hodh rastësisht në listat e shkurtra për klubet e rangut të mesëm të Premier League, si Aston Villa dhe Wolves.

Tashmë ai rikthehet në krye të thashethemeve dhe thuhet se është zgjedhja e parë për Liverpool-in, Barcelonën dhe Bayern Munich.

kloop

Lini një Përgjigje