TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Prill 2024, 20:30

Erzeni triumfon ndaj Egnatias, Tirana nuk shfrytëzon avantazhin numerik përballë Skënderbeut dhe mjaftohet me 1 pikë!

Shkruar nga Pamfleti

Erzeni triumfon ndaj Egnatias, Tirana nuk shfrytëzon avantazhin numerik

Erzeni ka arritur që të ndalë Egnatian në përballjen e javës së 30-të të kategorisë Superiore. Shijakasit kanë arritur që të triumfojnë me rezultatin minimal 1-0 duke siguruar tre pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, me të dyja skuadrat që tentuan të merrnin avantazhin por pa sukses. Pjesa e dytë më pas u vendos nga dy episode. Ishte ndëshkimi me të kuq i Spahiut në minutën e 60-të, që la Egnatian me 10 lojtarë në fushë.

Ky disavantazh numerik i dha mundësinë Erzenit që në minutën e 86-të, të shënojë golin e vetëm të ndeshjes me anë të Zekës, i cili vulosi shifrat 1-0.

Me këtë fitore Erzeni ndodhet në vendin e 9-të me 31 pikë, ndërsa Egnatia ndodhet në vendin e parë me 54-pikë.

Ndërkohë ndeshja tjetër mes Skënderbeut dhe Tiranës ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0. Të dyja skuadrat ndanë nga një pikë në fund të 90-minutëshit.

Tirana kishte një shans të artë për të marrë 3 pikë në këtë ndeshje, pasi Skënderbeu u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 16-të, të pjesës së parë. Me këtë barazim Tirana ndodhet në venin e 6-të me 40 pikë, ndërsa Skënderbeu në vend të 5-të me 41 pikë.

Erzeni triumfon ndaj Egnatias, Tirana nuk shfrytëzon avantazhin numerik

Lini një Përgjigje